Policia Komunale fillon aksionin për largimin e objekteve të paregjistruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Policia Komunale ka filluar me aksionin e menjanimit të objekteve të përkohshme nga hapësirat publike të cilat nuk janë të regjistruara  , si dhe me aksionin e menjanimit të parregullësive tjera në komunikacion .

Fillimisht është filluar në zonën më atraktive në Ranë,pastaj në zonën e Pyllit të Pishave duke hequr çdo pano të ngjitur reklamues në vende ku nuk janë të lejuara.

Kryeshefi i ri Policisë Komunale Milazim Mustafa tha për televizionin Teuta se gjendja në terren nuk është aspak e lakmueshme, dhe ka shumë punë për tu bërë. Ai tha se ky aksion do të jetë i përditshëm ,pa seleksionime dhe se  ata që shkelin ligjin do të ndëshkohen.

Share.