Policia Komunale fillon aksionin kundër tarracave pa leje dhe uzurpimit të parkingjeve

Policia Komunale fillon aksionin kundër tarracave pa leje dhe uzurpimit të parkingjeve

0

Policia Komunale këto ditë është duke ndërmarrë aksione të ndryshme në rregullimin e komunikacionit,  lirimin e hapësirave publike nga inventarët e lokaleve si dhe largimin e automjeteve të cilat janë jashtë përdorimit. “Kemi një situatë të papëlqyeshme në Komunën e Ulqinit, e cila duket se ka dalë jashtë kontrolli.

Hapsirat publike,sidomos në Ranë, janë të uzurpuara me inventarin e lokaleve të cilët nuk kanë lejen përkatëse për shrytëzimin e tyre,andaj kemi bërë regjistrimin e të gjithë shkelësëve të ligjit të cilëve paraprakisht do të ju tërhiqet vërejtja për rrespektimin e ligjit, ndërsa ndaj atyre që nuk do ta respektojnë do merren masa ndëshkuese” , deklaroi për televizionin Teuta, zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale ,Kapllan Muça. Ai poashtu vuri në pah edhe problematikën e uzurpimit të parkingjeve me automjete që janë jashtë përdorimit, të cilët mbrenda 10 ditëve do të menjanohen kurse shpenzimet e transportit dhe të qëndrimit në vendin e caktuar do të paguhen nga vetë pronarët. Këto ditë në Policinë Komunale kanë arritur edhe ankesa për zhurmën nga lokalet, ku si zonë më problematike vazhdon të jetë ajo e Bunës,  në të cilën ka pasur edhe ndërhyrje të policisë.

Please follow and like us: