Policia Komunale e pafuqishme të ndalojë ndërtimet pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtimi i gropës për hedhjen e ujrave të zeza në lagjen Liman po shkon drejt përfundimit, edhe pse investitori nuk ka kurrfarë leje për ndërtimin e saj, shkruan gazeta Dnevne Novine.

Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti ka thënë për këtë gazetë se policia ka konstatuar se për punimet nuk janë nxjerrë lejet e nevojshme dhe ka komunikuar ndërprerjen e punimeve.

Megjithatë punimet kanë vazhduar drejt përfundimit dhe asnjë hap i mëtejshëm nuk është marrë nga organet kompetente. Nga të Mirat Detare kanë konstatuar se ndërtimi nuk është në zonën e saj,dhe të gjitha kompetencat për çështjen i ka policia komunale.

Share.