Policia Komunale e kënaqur me respektimin e masave mbrojtëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përkeqësimi I situates  nga Covid 19 në Komunën e Ulqinit,dhe sjellja e masave të reja si duket nuk i ka gjetur të pa përgatitur qytetarët tanë.Syri kamemerës tonë sot pothuajse nuk regjistroi asnjë qytetarë i cili nuk mbante maskën mbrojtëse,por edhe në lokale respektohet distanca dhe kufizimi I mysafirëve në dy veta në një tavolinë

Ushtruesi  detyrës(UD) zëvendësi I  kryeshefit të   Policisë Komunale Amir Mehmeti u shpreh se është I kënaqur me respektimin e masave nga ana e qytetarëve.Nga data 1 tetor deri në ditën e sotme Policia Komunale ka shqiptuar  12 padi për kundërvajtje,ndërsa ka evidentuar 32 procesverbale

Policia Komunale apelon tek të  gjithë qytetarët që  të repektojnë masat mbrojtëse se do të vazhdohet me  mbikëqyrjen e personave që grumbullohen dhe ato që nuk vendosin maska.

Rikujtojmë që për mos mbajtjen e maskës ndëshkimi është 100 euro

 

Share.