Policia fton per bisede informtive pese zyrtare te Komunes se Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari I komunes se Ulqinit dhe kater zyrtare te tjere komunal jane ftuar per bisede informtive diten e sotme prane Zyres se sigurise ne Ulqin. Përveç Nrekiq, jane marre edhe Sead Osmanoviq, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Kryetari i Bordit Komunal (OO) i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqini,  Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Kryeshef i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Kryeshef  i Policisë Komunale të Ulqinit.

Para zyres se sigurimit ne Ulqin eshte paraqitur edhe avokati I Sead Osmanoviqit, Zoran Piperoviq I cili ekipit te TV Teuta u ka thene qe do te sillen para prokurorise. Ata dyshohen per veper penale shperdorim i detyres lidhur me punesimet. Pritet nga prokurori kualifikimi I vepres penale.

Te zyra e Sigurise  per tu interesuar mbi situaten ishin edhe deputeti Luigj Shkreli si dhe nenkryetaret e komunes se Ulqinit Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha.

Share.