Policia e Ulqinit dhe Tivarit në aksion kundër drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Tivarit dhe Ulqinit ditën e shtunë, në objektin “Zamak” në malin Sutorman, në rrugën lokale Tivar-Virpazar, kanë sekuestruar një sasi të madhe droge, dy pistoleta dhe një pushkë, shkruajn mediat malazeze.

Gjatë kontrollit, i cili zgjati gati dy orë, punonjësit e policisë tek tre persona gjetën sasi të konsiderueshme të marihuanës, disa pistoleta,  340 tableta ekstazi dhe 13,1 gram ekstazi pluhur. Sipas njoftimeve, në këtë objekt po organizohej një parti e palajmëruar në organet përkatëse.

Share.