Policia e Ulqinit arreston bashkëpuntorin e vrasësve të mësueses Stana Bozhoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot policia e Ulqinit ka arrestuar vendasin G.Gj , si të dyshuar për bashkëpunim me vrasësit e mësueses në pension Stana Bozhoviq.

Autorër e vrasjes janë arrestuar para dy ditëve  nga policia e Shkodrës, dhe është në procedurë ekstradimi I tyre.

Dy të miturit Albert Prengu dhe Armando Pjetri, si dhe 27-vjecari Adrian Pjetri nga Kruja, akuzohen se në shtator të këtij viti, me qëllim grabitjen, kanë hyrë në shtëpinë e mësueses në pension Stana Bozhoviq në Meteriz.

Gjatë grabitjes mësuesja ka mbetur e vdekur, kurse autorët janë larguar përtej kufirit.

Nga policia akoma nuk ka informata të hollësishme në lidhje më implikimin direkt apo indirekt të bashkëpuntorit në vrasjen e mësueses.

Share.