Policia e Shkodrës arreston vrasësit e mësueses Stana Bozhoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shkodrës ka ndaluar 3 persona si të dyshuar për krimin e ndodhur në shtator në lagjen Meteriz, ku mbeti e vdekur mësuesja në pension Stana Bozhoviq.

Në pranga u vunë dy të mitur A.P 16 vjec, A.P 17 vjec, dhe Adrian Pjetri 27 vjec me banim në Krujë. Ato akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën e vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen.

Policia nga ato ka sekuestruar edhe disa materiale që pritet të përdoren si prova në gjykatë.

Share.