Policia e Malit të Zi duhet të reformohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forcimi i sundimit të ligjit është njëra ndër detyrat më të rëndësishme nga e cila varet vazhdimi i integrimeve evropiane dhe euro atlantike i Malit të Zi , kurse roli i Drejtorisë së policisë për arritjen e rezultateve në këtë fushë është tejet i rëndësishëm , është vlerësuar në tryezën e rrumbullakët në Podgoricë.

Në tryezën e rrumbullakët është prezantuar strategjia e zhvillimit të Drejtorisë së policisë prej vitit 2016 deri në vitin 2020 me planin përcjellës aksionar për dy vitet e ardhshme. Ministri i punëve të brendshme, Rashko Konjeviq ,ka theksuar se fjala është për dokumentin shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshem  të Drejtorisë së policisë.

Siç ka theksuar ,për t’ iu përgjigjur sfidave që gjenden para saj , policia duhet të reformohet  dhe të zhvillojë organizatën  policore duke iu perputhur standardeve evropiane.

Share.