Policët nuk do të mund të fshehen pas maskave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë e ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së punëve të brendshme me të cilin është mundësuar identifikimi i të gjithë nëpunësve policorë, duke vlerësuar se në këtë mënyrë përparohet  siguria e qytetarëve dhe respektimi i të drejtave njerëzore.

Theksohet se rekomandimet e trupave ndërkombëtar dhe vendor në lidhje me këtë problematikë në vazhdueshmeri i dorëzohen pushtetit malazez  tash disa vite. Ato kryesisht janë aktualizuar pas protestave në tetor të vitit 2015 kur në një numer të madh të lëndëve të cilat e kanë shqetësur opinjonin ka munguar identifikimi i nëpunësve përgjegjës policor, të cilët kanë vepruar jo profesionalisht dhe kundër ligjit ndaj qytetarëve, thuhet në kumtesë.

Share.