Policët akuzohen për dhunë ndaj qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjestarët e Ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Podgoricës akuzohen për dhunë dhe torturë ndaj 3 personave para një lokali në Podgoricë, bazuar në një video të shpërndarë nëpër media dhe rrjetet sociale. Menjëherë ka reaguar edhe Këshilli për kontrollin civil të policisë i cili ka kërkuar hetim nga ana e Drejtorisë së policisë në lidhje me ngjarjen.

Për rastin ka reaguar edhe ministri i mbrenddshëm, Mevludin Nuhoxhiq, i cili ka deklaruar se do të sanksionohet cilido që bën shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Reagim ka pasur edhe nga Drejtoria e policisë, të cilët thonë se kanë filluar hetimin e ngjarjes dhe sigurojnë se do të marrin masa nëse ka pasur tejkalim të kompetencave.

Share.