Pogaçar në formën më të mirë, triumfon në etapën e 18-të.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çiklisti slloven, Tadej Pogaçar, ka shënuar fitoren e radhës dhe është gjithnjë e më afër që të mbrojë titullin e kampionit në garën prestigjioze “Tour de France 2021”.

Pogaçar e shfrytëzoi rastin në arenën e fundit malore të “Tour 2021”, duke shënuar fitore të madhe dhe mbrojti fanellën me pika.

Ai triumfoi me kohë 03. 33′ 45′ orë, në garën që u mbajt në relacionin Pau – Luz Ardiden, me gjatësi të shtegut 129,7 kilometra.

Pogaçar la pas Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) dhe Richard Carapaz (Ineos Grenadiers).

Share.