Po ndodhin vjedhje të shpeshta në fshatin Kravar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditëve të fundit, banorët e fshatit Kravar në Anë të Malit shprehen të shqetësuar, shtëpitë e tyre pothuajse janë bërë destinacion i hajnave. Grabitjet janë kryer në rreth 3 – 4 shtëpi të fshatit dhe kryesisht jan vjedhur paisje motorike si motorë sharre, kositëse bari, motorrë, e të tjera. Sipas ligjit të Malit të Zi për grabitje, neni 241 thuhet: “Nëse vlera e sendeve të vjedhura e kalon shumën prej njëqind e pesëdhjetë euro,  kryesi i krimit do të dënohet me burgim deri në tre vjet.”

E përveç vjedhjeve nëpër shtëpi, më heret hajnat ua kan mësyrë edhe objekteve fetare ne fshatet tjera si Shtoder e Sukobine.

Banorët këto raste i kanë paraqitur tek organet kompetente, por akoma nuk janë gjetur se kush janë personat që po dëmtojnë banorët e Kravarit.

Një shqetsim tjetër që i brengos këta banorë është edhe lëshimi i kopeve të bagëtive nga ana e disa banorëve të vendit fqinj nga pjesa e Shqipërisë. Këto kope (rreth 40 krerë) janë pa mbikqyrje dhe banorët po ndihen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Ata disa herë i janë drejtuar institucioneve përkatëse e poashtu i kanë tërhequr vërejtjen pronarit të kopeve i cili është  nga Shqipëria,  por ai vazhdon ti shpërfill ankesat e banorëve lokal.

Share.