Plotësohet edhe një kërkesë: Simbolet kombëtare do të përdorën lirshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ligji i ri për simbolet kombëtare do të eliminojë zbraztirat dhe keqinterpretimet e krijuara nga ligji i mëparshëm si dhe do të avancojë edhe më tepër lirinë e përdorimit të tyre, tha për Zërin e Amerikës drejtori i përgjithshëm në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë Leon Gjokaj. Ligji i ri do të mundësojë që simbolet kombëtare të prëdoren edhe në komunat ku pjesmarrja e pakicave është në 5% e sipër.

Kjo do të thotë që përveç Ulqinit dhe Tuzit ku shqiptarët përbëjnë shumicën, simbolet kombëtare do të përdorën për festa shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Plavë e Guci dhe Rozhajë. Gjokaj sqaroi se flamuri kombëtar mund të përdoret lirshëm edhe nëpër festat familjare, kurse në komunat e sipërmendura përdorimi do të jetë edhe i obligueshëm krahas atij shtetëror. Ndryshimi i këtij ligji ishte një nga pikat  e marrëveshjes së koalicionit “Shqiptarët e vendosur”.

Share.