Plazhet e Ulqinit rrezikojnë të mbesinë pa rërë

0

Nga OJQ “Hapi i gjelbër” paralajmërojnë opinioni publik se plazhet e Ulqinit mund të mbesin pa rërë, nëse organet kompetente nuk reagojnë urgjentisht për të zgjidhur problemin. Nën ndikimin e faktorëve të shumtë, ndër të cilit më i rëndësishmi është ndryshimi klimatik, në disa pjesë të plazheve uji ka depërtuar nën rrënjët e pishave dhe ka hyrë deri tek objektet, diçka që ndodh për herë të parë. Përfqësuesi i kësaj organizate, Xhelal Hoxhiq, tha për TV Teuta se pala malazeze dhe ajo shqiptare nuk bashkëpunojnë sa duhet dhe nëse kjo vazhdon, për disa vite plazhet mund të zhduken. Në derdhjen e Bunës janë duke vazhduar punimet në nxjerrjen e sedimentimeve nga shtrati i lumit, në mënyrë që të sigurohet lundrimi në këtë pjesë. Nga mnistria e bujqësisë kanë lajmëruar se 140.000 metrat kub të nxjerra deri tani do të përdoren për zgjerimin e Adës së Bunës, e cila po ashtu vitet e fundit është zvogluar.

Share.