Platformë nacionale për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra për koordinim operativ e Ministrisë së Punëve të  Brendshme të Malit të Zi do të shqyrtojë mundësinë e krijimit të platformës nacionale për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ka thënë ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq. Platforma, siç thotë ministri, do të tubonte ekspertë nga sektori publik, privat, joqeveritar e shkencor.

Janë avancuar njohuritë e zyrtarëve, të cilët merren me zbërthimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ekstremizmi i dhunshëm është fenomen i ndërlikuar dhe paraqet sfidë, që kërkon bashkimin e të gjithë neve, ka thënë Nuhoxhiq. Ministri ka rekomanduar se është e nevojshme të azhurohen dhe forcohen aktivitetet kur është në pyetje ekstremizmi dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë të gjithanshme.

Share.