Plani dhe Programi i Alternativës Shqiptare për zhvillimin e Malësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

 Një prezantim kornizë i programit të zhvillimit.

 

HYRJE

 

Qytetarët tonë presin punë dhe veprimtari konkrete nga përfaqësuesit e vet politik. Treva jonë, që kurë është i pranishëm pluralizmi politik, për fat të keq ka pësuar shumë pak ndryshime në sferën e zhvillimit të pëgjithshëm. Ne mendojmë  se janë shumë faktor të cilët kanë ndikuar që kjo situatë jetë kështu si është, por që shkaku kryesor pa dyshim  është mungesa e vetëqeverisjes lokale për trevën e Malësisë, e cila ishte mohuar padrejtësisht nga pushteti qendror. Andaj jemi kyçur që kjo pëngesë të zgjidhet sa më parë.

 

Qëllimi kryesor i Alternativës Shqiptare, që kur u formua në vitin 2006, ishte që trevës së Malësisë t’i rikthehën ingerencat e komunës së plotë. Ne këtë qëllim, sëbashku me partnerët tonë e arritëm, biles edhe pa referendum, ashtu sikur kemi premtuar. Potencialin tonë politik, nuk e kemi kursyer.

 

Për aq fuqi politike, që na është besuar nga Ju, të nderuar qytetarë, ne jemi munduar maksimalisht të angazhohemi për realizimin e nevojave që Ju i keni parashtruar karshi subjektit tonë. Ne kemi vendosur që të marrim përgjegjësitë, duke u angazhuar maksimalisht në të gjitha fushat, që shqiptarët të kenë vendin e meritaur në institucionet relevante në Mal të Zi.

 

Alternativa Shqiptare për këto zgjedhje ka përgatitur një program serjoz për zhvillimin e Malësisë, duke i përfshirë të gjitha zonat e saj, duke filluar nga liqeni i Shkodrës, lumi Cem,  e deri në tek liqeni i Rikavecit duke mos anashkaluar asnjë resurs.

 

Ky program është i ndarë në kapituj të veçantë, ku çdo kapitull përmban një fushë të caktuar të zhvillimit të Malësisë. Malësia si trung i pandarë i etnosit kombëtar është shumë e pasur me resurset e veta, andaj ne jemi munduar që përmes ideve konkrete, këto pasuri ti valorizojmë në atë mënyrë që treva jonë të zhvillohet në të gjitha fushat e veta.

 

Sikur mund të vërehet edhe në listën e këshilltarëve, ne kemi kuadro serjoz, me përvojë të gjatë, specialist të fushave të caktuara, të cilët kanë dhënë një kontribut shumë të madh për  përpilimin e këtij programi.

 

 

Korniza e programit të zhvillimit

 

Programi fillimisht është fokusuar në fushën e Ekonomisë, si shtylla kryesore e zhvllimit, ku bën pjesë edhe bujqësia me të gjitha degët e saj. Këtu do ta vëreni që idetë tona janë të fokusuara në mbështetje të plotë për zhvillimin e sektorit privat, zvogëlimin e burokracisë në raport me biznesin, mbështetjen e sipërmarrjeve të reja, politikat tatimore, ndërtimin e një fabrike për grumbullimin dhe pëpunimin e kulturave bujqësore, mbledhjen e produkteve të qumshtit, bimëve medicinale, duhanit dhe produkteve të tjera.  Ne,  poashtu kemi paraparë që të vazhdojmë me rregullimin e rrjetit ujor për të gjitha zonat rurale të Malësisë, sikur filluam me bashkësinë lokale të Hotit. Ne do  ta avansojmë Bujkun, qoftë ai fermer, vreshtar, pemtar, bletar apo blektor që të jetë përfitues i drejtëpërdejtë i skemave të mbështetjes.

 

Në këtë program ne kemi përfshirë edhe fushën e Zvillimit Urban, sepse vlerësojmë se treva jonë duhet të ketë një Plan Urbanistik me parametrat bashkëkohor. Edhe pse të vetëdijshëm për centralizimin e kësaj çështje nga ministria gjegjëse, ne do të angazhohemi përmes ekspertëve të fushës së ndërtimit të japim maksimumin në këtë drejtim.

 

 

Një ndër prijoritetet e subjektit tonë ka qenë përherë fusha e arsimit. Ne si subjekt përmes përfaqësuesve tonë, që në vitin 2013, arritëm të hapim Drejtorinë e veçantë për arsimin e pakicave, në Ministrinë e arsimit.Kjo, sdo mënd se e ka avncuar arsimin në gjuhën shqipe, e njëra ndër projektet që realizuam është Abetarja Kombëtare. Ndersa këto ditë, do të fillojë punën për herë të parë në historinë e arsiit shqip në Malësi, Shkolla e muzikës. Duhen cekur , si projekte të perfunduara edhe ndryshimet në tekstet dhe plan-programet e shkollave shqipe, bursat për studentët me kuadro deficitare, sigurimi i transportit për nxënësit për disa zona rurale të Malësisë etj. Me kapacitetin tonë, si vetëqeversije lokale, do të angazhohemi në mbëashtetje të këtyre e shumë projekteve tjera që na presin , e që i kemi paraparë në Programin  e zhvillimit.

 

Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar trashëgimisë sonë kulturore duke i avansuar të gjitha subjektet që drejtëpërsësdrejti merren me promovimin e tyre.

 

Zhvillimi  dhe mbështetja  sportit dhe medias , angazhimi i rinisë, mbështetja e shërbimit social, janë disa nga çështjet që programi i ASH-së për zhvillimin e Malësisë përmban në vete.

 

Malësia ka shumë burime të rëndësishme për zhvillimin e Turizmit. Ne në këtë Program kemi paraparë hapa konkret për valorizimin e kësaj sfere të rëndësishme për zhvillimin e trevës sonë.

 

 

Të nderaur qytetarë, ne në ditët në vazhdim do të publikojmë më gjërësisht, vizionin tonë për zhvillimin e Malësisë. Poashtu, Programi jonë i plotë do të jetë i pranishëm në çdo shtëpi shqiptare, në  gjithë trevat e Malësisë.

 

Alternativa Shqiptare është parti serioze, me plane,  ide reale dhe konkrete. Ne duam, ne mundemi dhe ne do të fitojmë.

 

E ardhmja ka filluar, se ndalë dot kush!

Share.