Planet e aksioneve se shpejti ne Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne sallen e vogel te Kuvendit komunal do te mbahet shqyrtimi publik i planit aksionar per arritjen e barazise gjinore ne komunen e Ulqinit. Sekretari i sekretariatit per veprimati shoqerore Ahmet Aloshi shprehet per Televizionin Teuta se ne periudhen e kaluar jane mbajtur edhe disa shqyrtime publike qe kane te bejne me planin e veprimit te aksionit per te rinje dhe korrupsion.

Sipas Aloshit keto plane do te gjenden para keshilltareve ne seancen e pare te kuvendit komunal ku do te kalojne proceduren e votimit.

Komuna e Ulqinit eshte nje nder komunat e vetme ne Mal te Zi qe nuk i ka pasur planet e aksionit per te rinje, arritjen e barazise gjinore dhe korrupsionit.

Se shpejti nga sherbimi i sekretariatit gjegjes do te informohen perfaqesuesit e shoqatave joqeveritare qe kane konkuruar per mjete ne komunen e Ulqinit me projektet e tyre per te nenshkruar marreveshjen e cila percakton obligimet e aplikuesit dhe te komunes , shprehet sekretari Aloshi.

Share.