Pjesa prioritare e autostradës Tivar-Boljare do të përfundojë në fund të nëntorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniq tha se ndërtimi i pjesës prioritare të autostradës Smokovac – Mateshevo po hyn në fazën përfundimtare. Ai postoi një video në Twitter duke treguar se si duket kantieri dhe si po përparojnë punimet përfundimtare.

Seksioni kryesor i autostradës Tivar-Boljare, 41 kilometra i gjatë, duhet të përfundojë deri më 30 nëntor të këtij viti, njoftoi më herët Ministria e Investimeve Kapitale. Kjo pjesë është duke u ndërtuar nga kompania CRBC nga Kina  me kosto prej 809 milion dollarë, për të cilat Mali i Zi mori  hua në bankën kineze EXIM. Qeveria, me ndihmën e partnerëve amerikanë dhe evropianë, arriti të ulë normën e interesit për kredinë nga 2% në 0.8%  me një aranzhim mbrojtës, i cili do të sjellë kursime buxhetore prej tetë milionë euro në vit.

Share.