Pisonero-Hernandez: Pa reforma s’ka mbyllje të kapitujve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi nuk do të mbyllë asnjë kapitull negociatash derisa të përmbushë kriteret e përkohshme në fushën e sundimit të ligjit, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero Hernandez. Komisioni Evropian (KE) thekson se lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe reforma gjyqësore janë fusha thelbësore në të cilat nevojitet përparim. “Sundimi i ligjit mbetet një përparësi kryesore, në përmbushjen e standardeve në kapitujt 23 dhe 24 të shtetit të së drejtës. Asnjë kapitull tjetër negociues nuk do të mbyllet para se të arrihet kjo,” tha Pisonero Hernandez. . Ajo theksoi se në mënyrë që të përmbushë kriteret e përkohshme, Mali i Zi ka ende punë për të bërë në çështjet më të rëndësishme. “Më shumë rezultate janë të nevojshme në fushat kryesore të tilla si liria e medias dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe një angazhim i ri ndaj reformës gjyqësore, përpara se një raport mbi standardet e përkohshme të iniciohet dhe t’u paraqitet vendeve anëtare të BE.” Tha Pisonero.

Share.