Pilot projektet për lumin Buna

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në hotelin Otrant u mbajt konferenca finale e Projektit të menaxhimit integrak të zonës bregdetare të Malit të Zi, gjegjësisht të lumit Buna. Në këtë tubim morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi, përfaqësuesit e Ministrisë së ekonomisë, tregëtisë dhe biznesit të Republikës së Shqipërisë, vetqeverisja lokale dhe institucione të tjera kompetente të cilët janë të kyçur në realizimin e këtij projekti.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Malit të Zi, Jelena Knezheviq është shprehur se fokusi kryesorë është interakcioni në mes të tokës e detit dhe anasjelltas, në bazë të ruajtjes të mirave matyrore.
Procesi i këtij projekti është i gjatë, ku kanë marrë pjesë ekspert të ndryshëm nga të dy shtetet, por edhe të huaj, kështu tha Zamir Dedej lider i palës shqitare.
Lumi Buna është çështje e përbashkët i të dy shteteve dhe është një plan i rëndësishëm nga i cili mund të përfitojnë të dyja palët, kështu shprehet nënkryetari i Komunës së Ulqinit Adrijan Mavriqi.
Konferenca ishte si një parapërgaditje kryesore për fillimin e realizimit konkret të këtij projekti.
Së afërmi pritet të ngritet një komision i përbashët nga të dy anët e kufirit i cili do të përcijell të gjitha këto veprimtari, ku edhe Komuna e Uqinit do të ketë përfaqësuesin e vet, ku do të tërhiqet vëmendja se sa është e rëndësishme kjo zonë për ne dhe për Europën.

Share.