Picula: Po abuzohet me ngjarjet fetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raportuesi për Malin e Zi në Parlamentin Evropian , Tonino Picula, denoi ashpër dhunën prezente gjatë inaugurimit fetar të kryepeshkopit Joanikije në Cetinë. Një javë pas ngjarjes, Picula tha se ky lloj instrumentalizimi politik dhe  abuzim i manifestimeve fetare, nuk i përshtatet një vendi që tashmë ka bërë disa hapa të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Ai shtoi se gjithçka që ndodhi në Cetinë e bën të vështirë konfirmimin e kapaciteteve të Malit të Zi në procesin e pranimit dhe se ky nuk është vetëm një rast i izoluar pasi trazirat që shoqëruan procesin  janë pjesë e tensioneve që mund të thuhet se po zgjasin më shumë se një vit.

“Më saktësisht, që nga fillimi i tranzicionit të parë të pushtetit pas 30 vjetësh, sepse ndërkohë struktura e re qeverisëse nuk është konsoliduar në mënyrë efektive,” tha Picula.

Sipas tij, konflikti midis pjesëve të koalicionit qeverisës ka një efekt negativ në aspiratat e Malit të Zi si shtet modern demokratik. I pyetur se sa e gjithë kjo mund të ngadalësojë ritmin tashmë të ndaluar të reformave të nevojshme për anëtarësim, Picula tha se në kontekstin e pranimit të Malit të Zi në BE, deri vonë ishte e mundur të konfirmohej se me hapjen e kapitujve negociues të nevojshëm, vendi është pa dyshim i fokusuar në vlerat evropiane.

Share.