Pezullohen për 30 ditë fluturimet ndërmjet SHBA dhe Evropës

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar për 30 ditë të gjitha fluturimet me vendet evropiane, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të premten në mesnatë. Përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe në jetën sportive, pasi Liga Kombëtare e Basketbollit mori vendim që të pezullojë të gjitha ndeshjet, pasi lojtari i Utah Jazz Rudi Gober u diagnostifikua me këtë sëmundje.

Share.