Peticion për definimin e pronësisë së Kripores

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për monitorimin e zogjve dhe OJQ “Doktor Martin Shnajder Jakobi”, kanë nisur peticion për definimin e pronësisë së Kripores së Ulqinit, me qëllim brojtjen e biodiverzitetit dhe prodhimin e kripës.

Duke u nisur nga fakti që Kriporja nuk është shpallur e mbrojtur dhe që investitorët nuk do të paraqiten pa definuar pronësinë , është inicuar peticioni për zgjidhjen e këtij problemi, thuhet në njoftim.

Nga Qendra për monitorimin e zogjëve thonë se peticioni i drejtohet kryeministrit Dushko Markoviq, si të vetmit person në Mal të Zi i cili mund ta zgjidhë përfundimisht çështjen. Nënshkrimi i peticionit mund të bëhet online në sajtin www.ulcinjsalina.me , kurse organizatorët njoftojnë se do të bëjnë organizimin e nënshkrimeve në Podgoricë dhe Ulqin.

Share.