Pesimizëm për arritjen e reformave zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mundësitë për arritjen e reformave zgjedhore gjatë vitit 2019 u anashkaluan dhe nuk pritet që në vitin 2020 ato të shfrytëzohen, vlerëson analisti politk Zllatko Vujoviq. Sipas tij, këtë e dëshmon edhe miratimi i ligjit për liritë fetare, i cili përbën fillimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit. Vujoviq thotë se që prej fillimit, qasja ndaj reformave zgjedhore ka qenë joserioze dhe e përbërë vetëm nga akterët politik, pa pjesmarrje të ekspertëve dhe shoqërisë civile. Sipas Vujoviq, është e qartë se me miratimin e ligjit për liritë fetare, fokusi i pozitës dhe opozitës nuk do të jetë më në reformën zgjedhore dhe vështirë të pritet rifillim i bisedimeve.

Share.