Peshkatarët vullnetarisht u angazhuan në menjanimin e pulave të ngordhura nga Buna

0

Peshkatarët e Ulqinit Boris Mijailoviq dhe Atif Hasanaga, sot u angazhuan që të menjanojnë një pjesë të pulave të ngordhura që me ditë lundrojnë në Lumin Buna. Gjendja në lum është e rëndë pasi qeset me pula të ngordhura vijnë për ditë e më shumë, treguan ata për TV Teuta, kurse organet kompetente, edhe pse të njofutara, akoma nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim. Pulat e ngordhura supozohet se janë hedhur nga persona të papërgjegjshëm nga ana e Shqipërisë, por për këtë nuk ekzistojnë fakte konkrete.

Share.