Peshkatarët të pakënaqur me kompensimin, Eni ka ofruar 175 mijë euro

Peshkatarët të pakënaqur me kompensimin, Eni ka ofruar 175 mijë euro

0

Peshkatarët që zotërojnë licencat nuk janë të kënaqur me kompensimin e ofruar nga kompania italiane “Eni”, e cila së bashku me rusen “Novatek” nga 10 nëntori do të kryejë kërkime sizmike të naftës në ujërat e bregdetit tonë. Sipas zëvendëskryetarit të Shoqatës Kombëtare të Peshkatarëve Dragoljub Bajkoviq, 127 peshkatarët nuk janë të kënaqur me kompensimin e ofruar prej 175,000 euro.

Eni për 102 peshkatarë ka ndarë nga 1500 euro , ndërsa për 25 të tjerët kanë ofruar deri në gjashtë mijë euro. Bajkoviq tha për “Vijesti” se pasojat e kërkimeve do ti vuajnë për katër deri në pesë vitet e ardhshme, dhe se kompensimi është shumë i vogël. Topat e ajrit që do të godasin në intervale prej rreth 20 sekonda, siç pretendon Bajkoviq, do të vrasin një pjesë të madhe të botës së gjallë në det.

Please follow and like us: