Pesë punëtorë shëndetësor në Ulqin të infektuar me Covid 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është përkeqësuar dukshëm , e njëjta vijon të jetë edhe në Komunën e Ulqinit ku për momentin kemi 67 raste aktive,ndërsa 104 janë shëruar.

Vetëm ditën e hënë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin janë testuar rreth 90 veta,ku rezultatet  priten të dalin për 2-3 ditë ,shprehet drejtori i Shëpisë së Shëndetit  në Ulqin -Pavle Marnikoviq.Covidi ka prekur edhe 5 personel shëndetësor.  Marnikoviq tha se nga 17 marsi e deri me datën 1 tetor në Shtëpinë e Shëndetit janë testuar 1770 persona.

Ai apeloi tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse,e në veçanti të mbajnë maskat ,më këtë siç u shpreh ai do mbrojnë vehten dhe të tjerët.

Share.