PËRUROHET  LIBRI “UDHËTIMI I NJË MJEKU”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbrëmjen e së premtes, në Bibliotekën e qytetit të Ulqinit u përurua libri “Udhëtimi I një mjeku” të  autorit Gani Karamanaga.Siç  vlerësuan oratorët,por edhe vetë autori,libri publicistik- letrar është një autobiografi sistemuar ai nga fëmijëria e deri në ditët e sotme të moshës së pensionit.

Janë ,aty ngjarje të përjetuara  si nxënës në Cetinë,pastaj në studime në Beograd,por një vend më të vëllimshëm janë ato të periudhës si mjek dhe udhëheqës I Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.Doktor Ganiu njihet edhe si shembull i veçantë I përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionin shëndetësor në Ulqin dhe njësitë në Katërkollë e Shtoj.Libri është botuar shqip edhe në gjuhën malazeze.

Share.