PERUROHET LIBRI I AUTORIT RUZHDI HASANAGA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne galerine e Qendres per kulture ne Ulqin u mbajt perurimi i librit “Frazeologji me fjale te urta te shqiptareve ne Mal te Zi” te autorit Ruzhdi Hasanaga. Ky botim permban material te grumbulluar gjate shume viteve nga autori,I cili tregoi para publikut qe botimi I ketij libri ka ndodhur ne menyre spontane pasi qe keto fjale I ka grumbulluar per kenaqesi personale gjate ushtrimit te veprimtarise profesionale si veteriner. Te pranishem ne kete perurim kane qene nje numer I madh I kolegeve, figurave te shquara nga fusha te ndryshme te kultures si dhe familjare te autorit.

Hasanaga gjate fjalimit te tij te rastit spjegoi edhe fillimet e tij te veprimtarise si veteriner, duke treguar se si veteriner I vetem ne Ulqin ai punonte pa orar  te caktuar, diten dhe naten pa refuzuar asnje person per tia kryer sherbimin e nevojshem.

Share.