PËRURIMI I LIBRIT “MATERNITETI NË ULQIN” NGA PRIM. DR. GANI KARAMANAGA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të mërkurën mbrëma në bibliotekën e Ulqinit u bë përurimi i librit

“Materniteti në Ulqin” të autorit prim. dr. Gani Karamanaga, të cilin e organizoi Biblioteka e Ulqinit-Qendra për Kulturë, Shtëpia e Shëndetit Ulqin dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

 

Ardita Rama njëherit edhe lektore e librit tha para një audience të përzgjedhur se:” është  kënaqësi të veçantë që sonte përsëri po përurojmë edhe një libër të bashkëqytetarit tonë, doktorit të nderuar, z. Gani Karamanagës, gjegj. dy botime: njërin në gjuhën shqipe e tjetrin në gjuhën malazeze, “Materniteti në Ulqin”, mu në 10 vjetorin e themelimit të Maternitetit të Ulqinit.

Ky libër paraqet një përmbledhje kronologjike të dokumenteve e artikujve lidhur me rrjedhën e iniciativës për hapjen e maternitetit në Ulqin e deri në realizimin e saj”.  Këtë tubim e përshëndeti edhe Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Pavle Marnikoviq,njëherit edhe njëri nga organizatorët e kësaj mbrëmje

Ndërsa ,Dr Simë Dobreci recensent I librit në fjalë ndër tjera tha :“Libri “ Materniteti në Ulqin “i autorit primarius DrGani Karamanagës përmban të dhëna të gjithanshme për themelimin e shërbimit të mirëvajtjes së lindjeve të fëmijëve (Maternitetit). U desh shumë kohë për të bindur pushtetin aktual në Mal të Zi dhe atë lokal në Ulqin, që është e nevojshme të jepet pëlqimi për themelimin e Maternitetit. “

Një prej recensentëve të librit është edhe doktoresha e nderuar, Zylfije Gjoni Duraku. Shoqata e gruas “Anima”, kryetare e të cilës është doktoresha Duraku, ka qenë një prej të parëve që e ngriti çështjen e maternitetit në Ulqin.

“Puna në fillim nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse ne ishimpa përvojë, por të katër gjinekologët kishim një vullnet të paparë dhe një bashkëpunim aq të mirë që rrallë mund të shihet ndër mjekë. Kjo ka qenë dhe rezultat i suksesit tonë.

Patjetër që në këtë promovim ishte në panel edhe doktori Millan Rolloviq,përndryshe ish kryeshefi i maternitetit të Ulqinit,por duhet përmendur  edhe dy gjinekologet e tjera, që  kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e Maternitetit të Ulqinit.  dr. Teuta Hoxha dhe dr. Sadije Hollaj.

Publicisti Mustafa Canka vlerësoi lartë daljen në dritë e librit të dr Karamanagës.

 

Rikujtojmë që Materniteti i Ulqinit u hap solemnisht më 5 shkurt 2005. Deri në ditën e sotme në këtë maternitet kanë lindur  1361.

Share.