Perspektiva evropiane e Ballkanit vazhdon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti François Hollande priti në Paris kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit në samitin e tretë pas iniciativës së Berlinit. Edhe pse në një situatë aspak komode pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, Hollande por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel siguruan Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjen se asgjë nuk ka ndryshuar përsa i takon zgjerimit.“A është procedura, e cila do të fillojë në vjeshtë mes Bashkimit Europian dhe Mbretërise e Bashkuar, ajo që ka sjellë pasigurinë mbi perspektivën evropiane për të cilën janë mbledhur këtu sot vendet e Ballkanit? Nuk ka ndryshuar asgjë, ka vende që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian. Pra, është e rëndësishme të riafirmojmë edhe njëherë faktin se vendimi britanik nuk vë në pikëpyetje angazhimet që lidhen me vendet e rajonit të Ballkanit”, deklaroi Hollande. “Ka procese politike të cilat nuk janë të lehta, por unë së bashku me presidentin francez Francois Hollande dhe Federica Mogherinin theksojmë se perspektivat për anëtarësim për vendet e Ballkanit perëndimor mbeten. Vendimi i Britanisë së Madhe për Brexit nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me këtë. Kjo është ajo çka vendet kishin frikë.  Përkundrazi, ne po flasim për kushtet që ato duhet të përmbushin me qëllim që të avancojnë në procesin e integrimit”, deklaroi Merkel nga ana tjetër.

Share.