Përshëndetja nga Sudani në gjuhën shqipe dhe malazeze

0

Edin Krniq nga Tuzi i cili deri tani ka udhëtuar në mbi 120 vende të botës, këto ditë qëndroi edhe në vendin afrikan të Sudanit, ku vizitoi disa nga veçoritë e këtij vendi. Ai nga vendi i largët dërgoi edhe një video për Komunën e Tuzit, në të cilën një banor vendas përshëndet në gjuhën shqiptare dhe malazeze. Krniq ka vite që merret me udhëtime në vendet më të largëta dhe ndodhitë i publikon në faqen e tij të blogut dhe rrjetet sociale.

Share.