PËRSËRI NDËRPRERJE TË RRYMËS ELEKTRIKE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Neser në disa lagje të Ulqinit do të vendosen matësat e rinj elektrik, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi, me ç’rast në ato zona do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Matësat e rinj do të vendosen në rrugën e Kosovës, rrugën e Kripores, në Mera,  Gjerana dhe bulevardin Skenderbeu.

Po ashtu prej orës 09-16.00 për shkak të punimeve në trafostacionin 110/35 KV  me datën 7 prill nuk do të ketë energji elektrike në vendet:  Gjerana, Plazhi i madh, Shtoji posht dhe nalt, Bunë dhe të gjitha hotelet në Plazhin e madh.

 

Share.