Përsëri aksident në Shtoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Shtoj ka ndodhur përsëri një aksident me bagëtitë që lëvizin në mënyrë të pakontrollueshme, por kësaj radhe fatmirsisht pa pasoja të rënda.

Nga Policia Komunale për TV Teuta e konfirmuan incidentin dhe thanë se në vendngjarje kanë nisur edhe inspektorët të cilët kanë kryer procedurat e nevojshme.

Këto aksidente po bëhen të përditëshme, falë papërgjegjsisë së pronarëve të bagëtive, por edhe të drejtuesve të automjeteve të cilët nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar.

Nga Policia Komunale njoftojnë se në të ardhmen do të merren masa drastike ndaj pronarëve të bagëtive nëse vazhdohet me papërgjejgësi të tilla.

Share.