Përqindje alarmante e mallit të keq ushqimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspeksioni sanitar-shëndetsor që prej fillimit të vitit ka kryer 632 kontrolle të  ushqimit nga të cilët 44% kanë dalë me papërdorshme për konsum, shkruan gazeta Dan.

Siç është kumtuar nga Drejtoria e punëve inspektuese, shembujt e analizuar kanë qenë të parregullt nga ana mikrobiologjike, ndërsa Olga Nikçeviç nga Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit thotë se është alarmant fakti që  44 për qind e mostrave të testuara të ushqimit janë të parregullta. Ajo vë në dukje se është e nevojshme që të kryhen kontrolle në procesin e prodhimit dhe në importimin e produkteve, në mënyrë që ato të dëmtuarat të mos arrijnë në treg. “Pasi Mali i Zi importon rreth 80 për qind e produkteve të saj,  mendoj se kontrolli duhet të kryhet në kufi, përpara se mallrat të arrijnë në treg.”, thotë Nikçeviq.

Share.