Viti 2020, përveç pandemisë së koronavirusit dhe krizës që ajo shkaktoi ,në Mal të Zi do të mbahet mend edhe si vit kur pas tri dekadash Partia Demokratike e Socialistëve kaloi në opozitë. Aktivisti i njohur i shoqërisë civile dhe një nga drejtuesit e lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq, thotë se deri tek ndryshimi i pushteti erdhi në momentin më të papërshtatshëm dhe se ndikimi i kishës ishte vendimtar.
“Unë e shoh këtë vit si shumë konfuz, jo vetëm për shkak të koronës. Fakti është se të gjitha krizat e mundshme u rritën në vitin 2020. Konfuzionit i dha shtysë më të madhe edhe miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, i cili nuk u soll në kohën e duhur. “Në vend ka ende pushtet të dyfishtë dhe Partia Demokratike e Socialistëve akoma nuk është mundur,pasi udhëheqësi i tyre është ende presidenti i shtetit. Pastaj kemi edhe qeverinë e re e cila ka një shumicë të vogël në Kuvend, kurse përbërësit e mazhorancë, vazhdojnë të hahen njëri me tjetrin ashtu si edhe kur ishin në opozitë.”, thotë Peroviq.
Peroviq nuk pret ndryshime madhore në partinë më të fortë pas kongresit muajin tjetër, por vlerëson se në periudhën tre-mujore para formimit të qeverisë – shansi për të “shpërndarë PDS- në” ështe humbur.
“Çfarëdo që të ndodhë pas kongresit të njoftuar të PDS, unë mendoj se shansi historik për të dërguar më në fund atë në histori dhe për të zbuluar të gjitha dobësitë e regjimit që udhëhoqi vendin në këto 30 vjet, është humbur.”
Fakti që lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazović, është në pozitën e Zëvendës Kryeministrit, sipas Peroviq, sigurisht që do të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të qeverisë së ndaj komunës më jugore të Malit të Zi.
“Do të ishte gjëja më normale sepse Ulqini është diskriminuar deri më tani. Sikur të korrigjoheshin vetëm disa padrejtësi nga e kaluara, do të mjaftonte që ky qytet të përparonte.”, thotë ndër të tjera Peroviq.