Përmbytje në Berane dhe Rozhajë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit,qytetet e Rozhajësdhe Beranes kanë pësuar përmbytje të konsiderueshme. Në Rozhajë shiu ka rënë pa pushim në 48 orët e kaluara dhe si pasojë lumejt kanë dalë prej shtratit dhe kanë përmbytur zonat e ndryshme të qytetit, duke shkatuar dëme të mëdha.

Në qytetin e Beranes po ashtu si pasojë e daljes nga shtrati i lumit Bistrica janë përmbytur mbi 100 shtëpi dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pasi shiu vazhdon të bjerë akoma, organet lokale do ta kenë të pamundur ta përballojnë situatën, prandaj pritet edhe intervenimi i shtetit. Edhe në qytetet e tjera shiu kërcënon me përmbytje.

Në Kollashin situata është shqetsuese në lagjen Llug, ku uji u është ofruar shtëpiave, kurse situata e lumit Tara deri tani është stabile. Edhe në Podgoricë shirat kanë përmbytur disa nga rrugët në periferi të qytetit, kurse në Dinoshë lumi Cem ka dalë nga shtrati dhe rrezikon zonat përreth.

 

Share.