Përmbyllet me sukses turneu i tenisit Ulqini Bowl 2017.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me  bashkëpunimin e klubit të tenisit Bellevue dhe Komunës së Ulqinit u mbajt turneu Ulqini Bowl 2017. Turneu arriti të mbledh më tepër se 80 garues , prej atyre më të vegjëlve deri tek kategoritë U10, U12, dhe U14.

Pjesa kualifikuese e turneut u mbajti ditën e shtune , kurse gjysmëfinalet dhe finalet u mbajtën gjatë ditës së hënë. Skender Katana nga  Klubi Bellevue u shpalle fitues i turneut në U10 pas një finale spektakulare kundër tenistit nga Durrësi  Borin Bitraj,  në U12 më i miri ishte Eno Hasa nga Durrësi, kurse në U14 Skerdi Hasa po nga Durrësi . Për vajza në U10 më e mira ishe Altea Hajrizi nga Mitrovica,  në U12 Aja Broqi nga Peja, kurse në U14 Vesa Gjinaj nga Prishtina.

 

Share.