Përkundër lojës së mirë, basketbollistët e Ulqinit humbën nga Buduqnost 

0

P

Basketbollistët e Ulqinit humbën mbrëmë ndeshjen e shtatë në Super Ligë kundër Buduqnost, 84-92 , edhe pse në pjesën e parë ishte në avantazh gjatë gjithë kohës. Në pjesën e dyte Buduqnost tregoi forcën dhe arritit të përmbys rezultatin. Momenti deçiziv ishte në periudhën e tretë të cilën Buduqnost e fitoi me rezultatin 22-9. Trajneri i basketbollistëve të Ulqinit, Darko Vujaçiq,  për TV Teuta shprehu pakënaqësi me vendimet e gjygjtarëve, të cilat sipas tij i ndihmuan Buduqnost të arrijë fitoren. Në skuadrën e Ulqinit u shquan Brajs Xhons me 35 pikë  dhe Petar Kusovac me 21. Në xhiron e radhës me 11 maj, basketbollistët e Ulqinit do të ndeshen me skuadrën e “Llovqen”.

Share.

Comments are closed.