Përkrahje për vendosjen e bustit të Skenderbeut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lajmi se në qendër të Ulqinit planifikohet vendosja e bustit të Skenderbeut, për çka ka dhënë miratim edhe Ministria e kulturës, ka unifikuar pothujase gjithe skenën politike në Ulqin. Këshilltari i Forcës Sabri Salaj thotë se vendosja e bustit të heroit kombëtar shqiptar në Ulqin është diçka pozitive dhe nuk sheh asnje arsye që dikush të këtë dicka kundër.

Mendim të ngjajshëm shpreh edhe kolegu Luigj Shkreli nga Partia Demokratike e Socialisteve dhe Omer Bajraktari nga URA, kurse Naser Resulbegoviq nga Partia Socialdemokrate tha se për këtë do të pronocohen në të ardhmen. Nga Fronti Demokratik jane shprehur se e përkrahin vendosjen e këtij busti, pasi sipas tyre Skenderbeu ishte serb dhe quhej Gjurad Kastriotiq.

Share.