Periudha e vetizolimit zgjatet edhe për 14 ditë shtesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjet Infektive i Malit të Zi, ka miratuar një masë të përkohshme që zgjat e vetizolimin (në  familje apo objekt tjetër) e personave që veç janë në vetizolim, edhe për 14 ditë shtëse. Për personat që ndodhen në karantinë, bëhet i detyruar izolimi brenda shtëpisë së tyre edhe për një periudhë shtesë prej 14 ditësh pas skadimit të qëndrimit në karantinë. “Trupi  koordinues nacional ka pranuar sqarimin e epidemiologëve se periudha e inkubacionit të këtij virusi  mund të jetë më e gjatë se 14 ditë dhe se ka raste asimptomatike, kjo është arsyeja pse zgjatja e vetë-izolimit është mënyra e vetme e vërtetë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, familjeve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. “, thuhet në deklaratë.

Share.