Përgatitje për prezantim dinjitoz në Panairin e turizmit në Prishtinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë këtyre  ditëve strukturat  udhëheqëse komunale janë të angazhuara rreth përgatitjeve  për  prezantim dinjitoz  të ofertës turistike të  Ulqinit në Panairin  e Prishtinës, lajmërohet nga Komuna e Ulqinit.

Gëzon fakti që të gatshëm për ndihmë janë shprehur dhe afaristët, pronarët e plazheve, hoteleve dhe restoranteve. Nga ana tjetër nuk do të mungojnë  materialet propagandistike nga Organizata Turistike dhe subjektë të tjerë të  interesuar. Si rendomë edhe ketë vit do të këtë konferenca me gazetarë, pjesëmarrje në televizione të ndryshme të Kosovës dhe deklarata për medije  të shkruara dhe portale.

Ndërkaq, kryetari i komunës Nazif Cungu gjatë ditëve të fundit ka dhënë një sërë intervistash për ekipet televizive të cilat kanë ardhur për realizimin e emisioneve të veçanta nga Ulqini këtë fillim verë. Në intervistat dhënë  RTK-së, RTSH dhe ekipeve të tjera nga ku mund  të vijnë dhe mysafirë ai paralajmeroi aktivitete të shumta kulturore dhe sportive për ditët e para të muajit maj.

Share.