Përfundon seanca në sallën e improvizuar, opozita e quan të paligjshme

0

Seanca-ne-byfe1Pas orëve të gjata tensioni, ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt në një sallë të improvizuar në ambientet e këtij institucioni. Deputetët e pozitës miratuan me shpejtësi të gjitha projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita nuk mori pjesë.  Gjatë kohës kur po mbahej kjo seancë, partitë opozitare kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Kreu u VV-së, Visar Ymeri deklaroi se policia nuk i ka lejuar deputetët e opozitës që t’i afrohen kësaj salle.Ai tha se seanca është e paligjshme, duke e quajtur atë si “takim ilegal të strukturave partiake” dhe duke fajësuar kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.

Share.