Përfundon Forumi Rajonal i Bolonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forumi Rajonal i Bolonjës mblodhi së bashku emra të mëdhenj të rajonit në fushën e arsimit, shkencës si dhe departamenteve që merren me punësimin.

Konferenca, e cila u mbajt më 4 dhe 5 nëntor në Rivierën e Ulqinit u organizua nga Kolegji i Turizmit dhe Menaxhimit  në Konjic të Bosnje dhe Hercegovinës. Në hapjen e konferencës ishin prezent ekspertë të njohur si dhe figura publike,në mes të cilëve edhe ambasadori i Bosnje Hercegovinës Gjorgje Latinoviq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Predrag Boshkoviq, dekani i fakultetit në Konjic Marijana Sheqiboviq , kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe drejtori i Rivierës së Ulqinit Radomir Mikan Zec.

Tema e Forumit të këtij viti ishte “Politika dhe arsimi – palë kundërshtare  në Ballkan”, dhe në të morën pjesë panelistë nga Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe Mal të Zi. Entin e Punësimit të Malit të Zi e përfaqsonte Vukica Jeliq, e cila  tha se Mali i Zi është një nga të paktit vende në rajonnë të cilin vihet për të gjetur punë, çka në vendet e tjera është më pak e theksuar.

Share.