Përfundoj me sukses “D’olcinium Interenational Festival” (foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë përfundoj manifestimi “ D’olcinium International Festival ”  i cili u mbajt për herë të tretë në Ulqin. Ky manifestim u  organizua nga  Organizata  Turistike e Ulqinit nën mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe  afaristëve, ndërsa  udhëheqës   artistik ishte  koreografi nga Ulqini Musa Hoxha . Ky festival u mbajt nga data 23 dhe morën pjesë gupet folklorike nga Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Kosova, Rumania, Bosnja e Turqia .

Qellimi i këtij manifestimi është prezantimi i vlerave kulturore dhe folklorike të Ulqinit dhe rajonit në një vend. Në fund të festivalit drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti, ndau edhe dhurata simbolike për të gjitha grupet folklorike të cilët ishin prezent.

Simboli i trungut të  ullirit dhe produkte të tjera karateritsike të trevës ishin kujtimi që morën me vete. Me këtë manifestim Organizata Turistike mylli zyrtarisht sezonin turistik veror 2016 dhe fillon përgaditjet për vitin e ardhshëm.

 

Share.