Përfundoj projekti për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Projekti  “Ne kujdesemi, ne veprojmë”, i cili ishte dedikuar për nxitjen e përfshirjes sociale dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar në komunat e Tivarit dhe Ulqinit,  përfundoi me trajnimin e 20 kandidatëve dhe prezantimin e punës së tyre një vjeçare në konferencën për media. Qendra për punë sociale për Komunën e Tivarit dhe Ulqinit dhe ojq „Adria“ janë bartësit kryesor të këtij projekti, ndërsa partner tjerë janë Ministria për punë dhe çëshjte sociale,  si dhe disa sipërmarrës të cilët kanë kontribuar në atë mënyrë që i kanë mundësur këtyre personave të edukohen në kompanitë e tyre. Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimi tEvropian.

Drejtori i Qendrës për punë sociale për Komunën e Tivarit dhe Ulqinit Sllobodan Gjonoviq, ka theksuar se ky projekt ka një vend të posaçëm në historinë e këtij institucioni, i cili funksionin më se 30 vite.

Poashtu nga Ministria për punë dhe çëshjte sociale kanë deklaruar se kjo popullatë edhe me tutje vazhdon të jetë e margjinalizuar, edhe pse shteti ka treguar përkujdesje të madhe.

Partner në këtë projekt është ojq „Adria“ e cila ka vite që merret me dukurinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Veselin Shqepanoviq sipërmarrës i njohur në punësimin e personave me aftësi të kufizuara spjegon që të gjithëve duhet ti jepet shansi që të tregojnë aftësitë e veta dhe të afirmohet edhe më shumë.

Mirjana Popoviq është njëra ndër 20 pjesëmarrëset e prokjektit „Ne kujdesemi, ne veprojmë“ e cila e ka realizuar me suksese këtë mision.

Në kuadër të projektit „ Ne kujdesemi, ne veprojmë“  janë punësuar tre persona me invaliditet, kurse organizatorët do të vazhdojnë të negociojnë me punëdhënësit, në mënyrë që ky numër të rritet.

Share.