Përfundoi turneu ndërkombëtar në taekwondo “Trofeu u parë i Ulqinit”

0

Të dielën me 09.06.2019 në Ulqin u mbajt turneu “Trofeu i parë i Ulqinit” në sportin e Taekwondo-së, i cili u organizua me rastin e 15 vjetorit të themelimit të klubit të taekwondosë “Ulqini”. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën 420 garues, 36 klube nga 5 vende.

Turneu në të cilin qëllimi ishte bashkëpunimi me klubet e rajonit, shkëmbim të eksperiencave të ndryeshme, shoqërim ndërmjet garuesve, forcim të karakterit sportiv etj, përfundoi me sukses .Turneun e hapi kryetari i Komunës së Ulqnit z. Loro Nrekiq i cili i përshëndeti të pranishmit dhe premtoi përkrahje të klubit të Taekwondo-së Ulqini edhe në vazhdim. Ekipet pjesëmarrëse ishin nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bosna dhe Kroacia. Nga klubi falenderojnë të gjitha klubet pjesëmarrëse si dhe gjithë sponsorët që përkrahën këtë projekt sportiv.

Share.

Leave A Reply