Përfundoi me sukses turneu i karatesë Ulqini Open 2016

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me date 10 prill klubi i karates Ulqini organizoi turneun e 15 nderkombëtarë në karate ULQINI OPEN 2016. Në këtë garë morën pjesë rreth 650 garues,49 klube nga 9 shtete,: Mali i Zi, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosna, Zvicrra dhe Egjipti.

Klubi më i suksesshëm në vend të parë u rendit klubi karatesë BAR nga Tivari,në vend të dyte klubi karates REI nga Ulqini dhe në vend të tretë klubi BUDUQNOST nga Podgorica. Vlen të përmendet që klubi organizator ULQINI nuk hyn në garë për rënditje të pergjithshme. Garuesi më i mir i turneut u shpall Vladimir Mijac nga Tivari ndersa garuesja më e mirë u shpall Kholod Mohamed nga Egjipti.

 

Share.