Përfundoi rikostruimi i rrugës  në lagjen Gjerana 1 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij  vizituan rrugën e porsa asfaltuar në lagjen Gjerana 1, rruga  28 Dhjetori . Me këtë rast ai tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për vendasit  dhe qytetarët e komunës, veçmas  gjatë stinës së verës kur komunikacioni është i rënduar , dhe se  ky aks do të ndihmojë për lidhje më të shpejtë me Plazhin e Madh. Kryetari po ashtu  nënvizoi që Komuna e Ulqinit  angazhohet  për  modernizimin dhe ndërtimin e  rrugëvë në tërë territorin e komunës. Projekti i por sa inauguruar  është pjesë e investimeve kapitale për këtë vit  dhe se rikonstruimi i rrugës  rreth 2300 metra katrorë dhe gjatësi 580 metra  ka kushtuar 34 mijë euro. Mjetet për këtë investim janë siguruar nga buxheti i komunës, 29 mijë , kurse 5 mijë euro janë grumbulluar nga banorët vendas, të cilët shprehën mirënjohje dhe falenderime për realizimin e këtij projekti te kahmotshëm.

Share.